Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

DY VARGJE PËR BABANË

———————————-

Të gjithë vargje, për nënën shkruajmë

Për babanë të rrallë janë

Dhe se i lodhur, i rraskapitur

Peshë të rënda mbi supe mbanë !

Herët në mëngjes ai zgjohet

Dhe punon pa pushim

Fëmijët të lumtur t’ rriten

Jo t’ jetojnë si në mjerim !

Jeta e bukur është

Ndonjëherë bën dhe hatanë

Pa nënë jetim mbetesh

I mjeruar pa babanë !

Mjerimi..! – Plagë e rëndë mbetet

Orë e çast ai kërcënon

Babai çdo ditë kacafytet

Të hyj brenda se lejon !

Dhe unë gjithnjë, për nënën shkruaj

Për të mos thënë hiç, për të gjorë babanë

Ai kolonë e shpisë është

Peshë të rënda mbi supe mbanë !

/QendraPress/