Çaste poetike me poetin;- Avni NEZIRI

HARRUAR

——————————–

Pse fle shfrenuar,

o popull i dashur,

lidhë vetes, këmbë e duar.

Fle i çakorduar,

akoma nuk je zgjuar,

të kaluarën ke harruar.

Të bën mirë gjumi

apo furtunë hijesh?

Si duket, të mori lumi.

Ç’ogurzezë

ajo re mbi ty,

të verboi mendje e sy.

Të mirë të duam,

nga e kush jemi –

ne, kurrë nuk harruam.

/QendraPress/