Çaste poetike me poetin:-Avni NEZIRI

ME YLL NË BALLË

——————————

Turr në kolltuk e kollarë,

në lek edhe në dollarë,

o me qef, o me zor,

donë të dalin të parë.

Me spaleta komandant,

hiq pa hiq ushtarë.

Histori o mesele,

luftë nëpër hotele,

me raki, meze e karamele.

Raportohej në vija frontesh,

lufta nuk ndalonte,

plumbat vinin kah dera,

e plagëve u vinte era.

Tierqit apo huni,

të mos vdisnim uni,

Lek pikonte, mërgata,

me grada bë horë,

kap mendjen në dorë.

S’kursejnë heronj as varre,

as fytyrë, as marre.

/QendraPress/