Çaste poetike me poetin ;Bedri Halimi
LUSTRAGJIU I FJALËVE QË PRODHON NEVERI
O lustraxhi i fjalëve
Merre udhën për në sanatorium
Lëshoja ujin WC-së
Të mos harroj kush si qanë
Paraqitesh engjëll i detyrimit
Dhe në pyjet neurotike
Nisesh për në sanatorium
Në orën e tregtisë së zbehtë
Të lumturisë së shpirtit të zi
Që do të vdes duke i duartrokitur
Ndërgjegjes së ndryshkur
Me makth kanguri
Të virgjëreshës shtatzënë
Me letra kërcënuese
Xhepat të shpërthejnë
Dhe troket në derë
Duke marrë udhë
Ta ndreqësh imagjinatën
O invalid që prodhon neveri