Çaste poetike me poetin:-Çerkin BYTYÇI

GJYSHI LIS VERRISHTE

—————————

Kur kujtimet e Gjyshit lis Verrishte

kthehen të jetojnë në fshat,

nata bëhet sa shekulli që ëndërrohet

dhe sa Drini me shumë ujë, e gjatë.

Edhe ditët e fëmijërisë së tij rikthehen

e bashkë shoqërohen me nostalgji,

me Ledinën, Firishtën, Gurrën, Goricën…

Xhemil kurrabigjiun dhe me te unë e ti.

Me në shpirt ata me bastuna në dorë

e respektin për gjyshërit mendjehollë,

aroma e bukënores e ndjek në ngarendje

me dasmat e skalitura në mendje.

Ëndërrës blegërimat qetësinë ia prishin

e rrugët në lojën fëmijënore sikur e grishin.

Gazi e buzëqeshjet pastaj shpallen mbret

dhe pyesin pse koha shpejt u tret.

Mustaqet i drithë buzagaz, Gjyshi

që si gjethet nga puhiza i vallëzojnë,

zemra e tij e tonat si ndahen vendlindjes

dhe bashkë edhe në gjumë këndojnë.

Çerkin Bytyçi, 10.04.2025

/QendraPress/