Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

VARGU TESTAMENT

( Poetit Ymer Elshani)

——————————

I mbaje si Nositi zogjtë e vet

Ag e terr, tmerr, natë pa hënë

Pushoj gitara në Granadë

Për pëllumba, patën plumba

Poeti që i këndoj fëmijëve të botës

I’a ndaluan ëndrrate kohës.

Neronët djegën shtëpinë përballë

Shkrimet si zogjë pa krah

Dreni, kishte vapë

Gjumin e shtjerrave nuk ua prishe Ylberave.

Bashkë me kitarën e Lorkës digjej buka në sofër.

Telat e qiftelisë zjarmi në sopatën e Ahmet Delisë

Pesëdhjetë e gjashtë lule

Jashari.

Në livadhet e Prekazit

Elegji në poemën e vargut

Nga Granada në Poklek

Vargu yt testament poet.

/QendraPress/