Çaste poetike me poetin dhe poezinë e vitit ;Bardhyl LONDO

Atdheu s’është sedilja e makinës tënde,
as karrigia e zyrës,
as dhoma komode.
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar,ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh,
Atdheu është dhembje.
O Zot,
Dhembje!/
/www.QendraPress.com/