Çaste poetike me poetin:-Enver SAHITI

SONTE

———————

Sonte dua të dehem,

të zbraz gotat deri në fund

me atë aromën tënde,

deri në amshimin e pasosur,

e të ngopem si peshku

me ujë deti të kryposur.

Dua sonte të dehem,

ashtu si dehen bletët me nektar,

me nektarin e lules së parë,

e të shtrihem në fushën e dashurisë,

e fytyra jote të më qëndrojë sipër

e të çmendem duke të ta shijuar bukurinë.

Mandej, si i çmendur, të vrapoj

mes luleve me ngjyra të ndryshme.

Si i dehur, veten time ta harroj

e të falënderoj Zotin si shpeshherë –

se dehem nga nektari i buzëve tua

e me ty çdo stinë është pranverê.

/QendraPress/