Çaste poetike me poetin;-Enver SAHITI

Të diturit pa mend
———————————
Të zhveshurit nga mendja,
e lakuriq nga dija
Trumbetojnë për dije
që nuk e kanë askund
N’meslizhe nuk ndalen
edhe rrahin gjokse
Se vetëm ata janë
dhe dinë të ndajnë fetfanë.
Si kërmilli nën pullazin e ti
Nuk i frikohet erës
Por nga sqepi i shpendëve
zemra i ngrinë
e kur ikën nga gëzhoja
frikë e ka dhe miun
se nuk e lëshon të gjallë
për pa e gëlltitë.
Kështu mendje diturit
Kur i zen në gojë
Nuk lënë gurë pa e rrotullua
Për të qen të parët
në atë mes ku janë
Nuk lëshojnë rend
për me fol askënd.
/QendraPress.com/