Çaste poetike me poetin:-Enver SAHITI

Fole e arratisjes
————————-
Atë fole të ngrohtë
E gjejë të hapur përherë
E saherë që dua të prehem
kur mërzia më kaplon
e aty gjej strehën.
Lodhjet nga jeta
ma bëjnë dhe m’bezdisin
Aty në folenë e arratisjes
Përherë e gjej shpëtimin.
Vend i shenjtë foleja
Ku ëndrrat mi rikthen
Kujtimet e së kaluarës
Aty më rrëmbejnë.
Aty është foleja
Ajo shtëpi e prindërve të mi
Me trishtimet dhe t’bukurat e saja
Ku malli më rrëmben.
N’atë fole arratisem
Aty ku shpirti më qan
Ulem te divani pran oxhaku
Ku t’kaluarat me lot zemre i kujtoj.
/QendraPress/