Çaste poetike me poetin:-Enver SAHITI

Më mirë n’lapidar se që jeni gjallë.

————————————————

Në këmbim të lirisë të vendit tim,

Do bëja edhe më shumë sakrificë

E kur liria n’Dardani të ngre shtat

Lapidarët aty roje do na bëjnë.

Ata qe sot nëpër media ulërijnë

Se ishin në front e s’pati të tjerë

Më mirë do dukeshin në lapidarë.

Se sot nga goja që nxjerrin vrerë.

Ju rrahagjoksa a jeni në veti

Se liria këtu nuk erdhi pa gjak

E që sot n’liri po e merrni primatin

Të rënëve në fronte po ju hyni n’hak.

Se gjaku i tyre n’beteja i derdhur

Ujiti këtë tokë t’lashtë Dardane

E ndersa ju sot n’parlamente

Bëni zhurmë e skena për interese.

/QendraPress/