Çaste poetike me poetin;-Fatmir Musai

BARDHEZI

———————–

Ku të gjej një teleskop

Galaktikën të ma kqyrë,

Mund të jetë dhe iluzion,

Asgjë tej të mos ketë mbirë!

U mbush bota mikroskopë,

Teleskopi – avenir*!

*avenir- mbarësi, dhuratë…

THELB I JASHTËM

——————————

Gjithë një jetë e s’më kuptove

Se si vjen një kokërr vezë,

Embrioni shkon, mërgohet

Pas lë veçse një lëvezhdë*!

Është ajo që performon,

Gjithë të tjerat – iluzion!

*lëvezhdë- lëvozhgë

/www.QendraPress.com/