Çaste poetike me poetin;-Fatmir MUSAI

SERENATË E VJEDHUR
———————————-
“Ti rrije në dritare,
Dhe unë përkarshi…”,
Nga dy syçka tinzare
M’u ndal zemra në gji!
Aman “… më jep një dhjeçkë
Ta pi, moj, një gotë raki…!”
Se buza m’u bë eshkë,
Për një puthje nga ti!
“Se vitet ikin tutje
Dhe ikin një nga një…”,
Dy pika lot si lutje
Më shkasin si stoli!
… “Rroku-rrokullisim kadet,
E bëjmë qejfin tamam…”,
Siç rrokullisen fatet
Që s’kanë as fill, as anë!
QendraPress/