Çaste poetike me poetin;-Fazli FERATI

JENI DALË PËR LEDINË
————————————
Eh shpesh
më vjen të qeshi
nga vlerësuesit e krijuesve
që pa kriter në krye i qesin
Vlerësoni more
sipas rregullave letrare
e jo sipas simpative
e mos bëni hajgare
E ju
që merrni shumë lëvdata
mos i ngritni duart lart
pas këtyre kokave të thata
Mos u bëni lokalista
mashtrues me prapavija
se çdo njëri e di mirë
sesa kanë vlerë krijimet e tija
Jepni mirënjohje more
kush e meriton
e jo vetëm
pse vëmendjen ua zgjon
/QendraPress/