Çaste poetike me poetin;- Godo MEHMETAJ

SI TU THEM FËMIJVE!

——————————-

Ditë për ditë një zonjë

kalon duke qarë

dy fëmijë jetim

një vajzë e një djalë

Veshur me të zeza

ecën e menduar

me sytë e përlotur

shumë e dëshpëruar

Shkon për në varreza

për ditë duke qarë

me lot lagte lulet

të rriten mbi varr

Se ngre dot në këmbë

dhe pse qan me ligje

i thotë më le vetëm

si tu them fëmijëve

Si do të tres dheu

se shumë i ke prekur

u them që do kthehesh

su them që ke vdekur

/QendraPress/