Çaste poetike me poetin;-Halil XANI

ALFABETI I DËSHMORËVE
———————————
Ju fëmijë nëse doni
A-në në mend ta mbani
Thoni A-Adem Jashari
Thoni A-Agim Ramadani.
Kur t mësoni A-në
Mbani mend në daçi
Mos thoni A-aeroplani
Thoni A-Abaz Thaçi.
Kur të shkoni te B-ja
Mos thoni bujku a bisha
Thoni B-Bedri Shala
Thoni B-Bekim Berisha.
Dhe lavdërohet F-ja
Thotë unë jam në flamur
Jam te Fehmi Lladrofci
Që nuk harrohet kurrë.
Mos thoni H-H-Hëna
Kur H-në ta takoni së pari
Në mend e mbani më lehtë
Të thoni H-Hamëz Jashari.
Kur ta mësoni I-në
Mos u thoni I-kuajve lodra
S’do ta harroni kurrë
Kur thoni I-I-Ilaz Kodra.
Unë po ju tregoj
Mos thoni nuk e diti
]Se me Z të madhe
Është Zahir Pajaziti.
Ju lus fëmijë të dashur
Në qytet e katund
Këtë alfabet që nisa
Ta çoni deri në fund.
/QendraPress/