Çaste poetike me poetin;-Hamit MAJKOVCI

GJUHA IME

————————

Më fal nënë ç’u vonova për të ti

sa do që mblidhja forcën

plaga e madhe

ma ndalonte udhën

Eh çfarë fati patëm atdhe

të ndarë shekujve

i njëjti qiell,i njëjti diell

shi andej

breshër këndej

Plagës së vjetër dhimbja e re

shqip i thërriste

mbahu nënë

shekujve trupi kullonte

dritë lirie

ndonëse gojën e pata plot gjak

shqip fliste

plaga ime

me ngjyrë gjaku

shkronjat të gjalla i kam mbajtë

Jo,s’varrosej gjuha ime

robërisë flakës është skalitur

në xhubletë,në flamur e plis të bardhë

bardhësisë së heroizmit

sa atdhetari,heroina

t’u bën dëshmorë,heronj

nënë për të ardhë

Dita e Çlirimit

/QendraPress/