Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

KOSOVË DARDANE
—————————-
Kosovë, të kritikoj
por edhe shumë të dua,
nga zemërplasja e kam
mos ma merr inati mua.
Je veshur kurrqysh,
një pjesë “më tepër
se evropiane”,
një pjese talibane,
pak të kanë mbetur
gjene Dardane.
Kosovë ,
ta ndërruan pamjen,
herë me dukesh normale,
herë arrnautçe,
pak evropiane,
një pjesë talibane.
Kosovë
ku e ke atë rini,
gjysma në perëndim
gjysma në xhamia ,
shkollat për relaks
të mungon mësimi ,
të mungon dija.
Kosovë,
kur të shikoj duke ecur
o ç’ma këput shpirtin fare,
herë me këmishë nate,
më pak e veshur në normale,
më shume e mbuluar si talibane .
Po pse e dashur Kosovë
po lejon te luajnë me ty,
si mund ti durosh
gjithë këta batakçi,
a të mungon diçka,
apo ç’u bë me ty.
Jam lodhur djali im
jam lodhur shumë,
kam mbetur në vetmi
kam mbetur askund,
nuk më lejojnë të zgjohem
gjithë kohen më mbajnë
gjumë !
/QendraPress/