Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

M’U PËRLOTËN SYTË
—————————-
Dola sot në mbremje,
kafenë që ta pija,
qytetin tim të dashur ,
e kishte pushtuar qetësia.

Ikën mergimtarët ,
kafenetë u zbrazen,
bukuria e qytetit u venit,
m’u përloten sytë.

Sa shumë rini kishte ,
këta dy muajt e verës,
të bukur e të hareshëm,
si gjelbërimi i pranverës.

Reperët dhe tallavagjitë
kot që këndojnë,
aty-këtu ndonjë i ri ka mbetur,
askush më nuk vallëzon.

/QendraPress/