Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

JEMI HARRESTARË
——————————–
Sa shpejt u harrua lufta
sa shpejt harrua çdo gjë,
për luftërat e të tjerëve
vajtojmë pa ia nda .
Në luftërat e “Lindjes”
ndodhën shumë krime,
por ato nuk krahasohen
me të Vendlindjes sime .
Në kampe të “Lindjes”
prisnin rend për bukë,
ishte shumë e dhimbshme
por lufta,është luftë.
Shqiptarët tanë
janë shumë solidarë,
kritikojnë arsyeshem
këtë gjest antihumanitar.
Por, për Kosovën e vet
shpejtë kanë harruar,
të dëbuarit pa bukë ,në Bllacë
shumë ditë kanë qëndruar .
Ata qëndronin
në qiellin e hapur,
në shi dhe të ftohtë
të deshur e të dathur.
Kishte njerëz të gjithë moshave
pleqë dhe fëmijë tre javë,
të qarat e tyre me zë të shtjerrur
të shtinin n’dhe të gjallë.
Buka shpërndahej
me një mini traktor,
shtyheshin njerëzia
fitonete ai që ishte më i fortë..
Në kufi t’Maqedonisë
qëndruan të rrethuar,
brenda në vetura
rrinin të ngujuar.
Hanin bukë bajate
që kishin marrë nga shtëpia,
në një anë policët serbë
tjetrën ata nga Maqedonia.
Drenicasit dhe të tjerë gjatë ofanzivave
shtigjeve të ngushta shkonin në male,
në borë, shi ,qiell të hapur
të sëmurë dhe pa ushqim fare.
Ata rrugës nga Vërmica
që shkonin në Shqipëri,
disa flenin shpatijeve të Kukësit
disa n’livadhe, disa n’xhami .
Disa ecnin këmbë
disa në bisht të qerrës,
disa me karroca t’specave
disa në lesa prej çebës .
Shumë gra e burra u dhunuan
me mijëra u vranë e masakruan,
tjerit në varreza masive
si konzerva i paketuan.
Disa shqiptarë të mjerë
më thanë “mos ia fut kot”,
se haja dhe pija
s’ju munguan dot.
Unë mendoja gjithnjë
se këta janë harrestarë,
por këta zotëri as në TV
luftën nuk e kishin parë !
/QendraPress/