Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

BRAKTISJA E ATDHEUT

———————————–

Atje larg në Dragash

është një fshat i njohur dhe i lashtë,

fshati Plavë ishte një mrekulli

më i vjetri në Malësi.

Ishte fshat i intelektualëve

i risive dhe përparimtarëve,

vend i mjekëve dhe profesorëve

i gjithë lëmive shkencore.

Fshat i vajzave të shkolluara

fshat i ujrave të kulluara,

fshat i njerëzve zemërbardhë

mikpritës dhe bujar.

Por sot shumë gjëra kanë ndryshuar

shtëpi të zbrazëta dhe braktisura,

në shkollë nxënësit janë rralluar

bashkë me prindërit kanë migruar.

Dhe ikja njerëzve po vazhdon

zbrazën fshatrat ,zbrazën shkollat,

vaji i foshnjave rrallë dëgjohet

numri i banorëve vetëm zvogëlohet.

/QendraPress.com/