Çaste poetike me poetin:-Hekuran HALILI

Janar

——————–

fryn sa mërdhijnë edhe gurët.

Ullinjtë,

më të zinj janë bërë prej të ftohtit.

S’më zë gjumi sonte,

shqetësohem për njerzit,

mjerë ata që zë në rrugë kjo shtrëngatë,

që s’pushon e s’pushon…

Shqetësohem ,

edhe për çatitë e vjetra të shtëpive në fshat,

që kanë nisë e bëjnë bark,

ndërsa jashtë borëson…

Ftohtë, toka kallkan,

mjerë dhe bijtë e nënave botës anë e mbanë,

që vriten pa faj , për ca palo politikanë…

Si s’u ftohu gjakun e mendjen,

gjaku i derdhur dhe ky acar..?!

Ç’do vit janari bën të tijën,

dhe ne njerëzit, tonën,

përherë e më të ftohtë…

Si s’ndryshuam…?!

Me siguri,

behar do bëjë janari,

kur të kemi shuar mëritë njerëzore…!

S’ më zë gjumi sonte,

shqetësohem për kohën,

s’më zë gjumi sonte,

shqetësohem për njerëzit…

Janar 1995

/www.QendraPress.com/