Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA

LETRA DASHURIE TË ADOLESHENCËS
(Një mikeje që sja dërgova kurrë)
—————————————————–
Sa letra të kam nisur në zarfet e dëshirës
Letra shkruar me aritmi zemre
Kur i lexoja prush bëhesha fytyrës
Vallë a janë fjalët që pret një zemër femre?
Herë huazoja citate dashurie nga të tjerë
E herë vargje merrja nga poetë të shquar
I shkruaja dhe i lexoja vetë me dhjetëra herë
Se mos ndonjë fjalë ka për të lënduar.
I shkruaja fjalët, i fshija, s’më pëlqenin
S’më dukej se ishin fjalët që duhej
Nga turpi a frika se letrën më gjenin
Se grisja, flakën i vija, ashtu tē shkruar.
I zgjedhja fjalët të ishin si frutat
Të pjekura, të ëmbla, erëmirë
Të vinin te ty, si te lulja fluturat
Me shpresën se i prisje me dëshirë.
Eh sa letra mbusha me fjalë nga zemra
Dhe asnjërën s’arrita ta sillja në dorë
Ishin vite adoleshence kur nisnin ëndrrat
Ti shkruaje një vajze duhej jo thjeshtë letër e bojë.
/QendraPress/