Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA

NUK DUA

———————-

Nuk dua që trashëgimtarët ti kemi me dy atdhe

E atij gjyshëror të mos i dijnë datën e çlirimit,

Kurrsesi nuk dua që prej faktit që jetojnë atje

Të mos ti këndojnë atdheut gjyshëror himnin.

Nuk dua që të harrojnë kartmonedhat

Me fill sigurie heronj e pamje shqiptare,

Të harrojnë nuk dua mesazhin dhe vlerat

Që përcillet edhe përmes pullës postare.

Nuk dua kurrsesi klasën e parë ta fillojnë në gjuhë të huaj

E gjuhën e nënës ta mësojnë pa gramatikë prej nënës,

S’do doja kurrë të harrojnë toponimet e vendlindjes

Dhe fjalët shqipe të shpirtit t’ia harrojnë këngës.

S’do dua kurrë për nipërit që rriten matanë detit

Këtej të lënë në harresë varret e të parëve,

Jo, kurrsesi, dhe sikur të bënin jetën e mbretit

S’më pëlqen të mos trashëgojnë emrat e shqiptarëve.

/QendraPress/