Çaste poetike me poetin;- Jahe FIDA

S’më lë shpirti!

—————————-

S’më lë shpirti, s’më le rehat

vjen trazuar dimër- verë

m’sjell tek ju , atje në fshat

aty m’sjell mua përherë!

S’më lë shpirti t’prek në tokë

zog më bën e fluturoj

m’sjell t’takoj miq e shokë

çaste t’bukura të jetoj!

Më jep sytë e shqiponjës

tek shëtisë n’çdo cep të ti’

çdo detaj t’ja shoh zonjës

atëherë shpirti gjen qetësi!

S’më le shpirti jo rrehat

më çon n’mal ku bëja dru

atje, ku më preu s’patë

ku mrekullisht kam shpëtua!

Më çon pranë edhe te ferra

ku un mlidhja kulejmana

ku u çjerreshim ngaherë

apo hanim t’mirat thana!

Më çon tutje nëpër livadhe

ku gjurmoja t’bukrat flutra

ku ja thonim këngës t’madhe

këngës t’Dibrës, ma e bukura!

Abetaren si ma gjen

çantë-bezen libra plotë

e në bankë shpirti m’zjen

ku mësova disa motë!

S’më le rehat, më çon në kodër

për me pa fshat edhe fusha

për me pa ku binte lodër

ku me shokët, futboll luajsha!

Eh, me pa rrugët e fshatit

tej e tej me pemë shoqëruar

me kujtu vitet e fatit

Që në Grevë kam jetuar!

S’më lë shpirti, jo rrehat

rebelohet, proteston

pa më pyet, m’sjell në fshat

Ku m’ra koka, atje m’çonë!

Me taku njerzit e rrallë

bujqtë e mirë, njer’zit pun’tor

se e dinë që kam shumë mall

për k’ta njerz t’fshatit p’rrallor!

Nuk haron të m’çoj n’Zaborde

tek njerzit që kanë ndru jetë

që j’iu kemi aq shumë borxhe

n’jetë të je’tve gjallë me mbet!

M’çon atje ku më rra koka

ku fëmijërinë unë kalova

ku ma i ëmbël dheu qenka

Ndaj sot Grevës i këndova!

Do i k’ndoj sa të kem frymë

sa t’punoj mendja e dora

fshati im më jep frymëzim

Lul’zo Grevë, bëja fora!

/www.QendraPress.com/