Çaste poetike me poetin;- Jahe FIDA

Vdekje për ty nuk dua të ketë!
( Vargut tim )
————————-
Këngë më je në shpirtin tim
Më shoqëron në të udhës jetë
I shtrenjtë mbetesh o vargu im
Vdekje për ty nuk dua të ketë!
Dhe kur unë nuk do marë frymë
Brenda teje të jetoj o varg
Aty të takojë brezat që do vinë
Dhe pse unë do kem ikur larg!
E kjo kërkon të më jesh ylber
Me zë bylbyli të vishë, simfoni
Ndër breza qofsh, GONXHE me erë
Qofsh më e bukura melodi!
E di, ti varg s’do më tradhtosh
Dhe në çast të fundit do këndosh me mua
Më pastaj të gjallët do më përqafosh
Do u thuaj: do vazhdoj, do vazhdoj t’i dua!
/QendraPress.com/