Çaste poetike me poetin;-Jan A.KOSOVA

SHKRUAJ VARGJET E FUNDIT
——————————————–
“Është plakur poeti” ndoshta do të thonë një ditë
Kur vargu im i poezisë shumë gjatë është vonuar
Por nuk plaket malli për Dardani, Malësi e Mirditë
Ëndrra, vargjet e mia të fundit atje për t’i shkruar
Ndoshta do të thonë një ditë, “Poeti është plakur”
Është ligj i natyrës, një ditë ashtu edhe do të jetë
Por unë do të plakem atje ku mallin e kam flakur
Ku shkruaj vargjet e fundit për dashurinë e vërtetë
‘”Është plakur poeti” ndoshta një ditë do të thonë
E në zemrën time për plakjen ende nuk kam vend
Plakja ka për të më gjetur mua, herët apo më vonë
Duke përsëritur fjalët; “Të dua”, në përqafimin tënd
/QendraPress/