Çaste poetike me poetin :Kastriot MALO

Pa të keq-
———————-
Ne flisnim shpesh ashtu të ndrojtur,
Me fjalët gjysma të heshtur si vetmi,
Mes mallit tonë një nyje lidhëse ishte,
Shuante kuriozitetin, pa të keq dhe ai.
Ja po ta kaloj:- thoshte me zë të lartë,
Por receptorin harronte ta ulte në vend,
Në bisedën tonë të brishtë disa minutëshe,
Disa detaje ai mundohesh ti mbante mend.
Ato momente emocionesh të largëta,
Që nga mali “Dodonës” nisnin rrugën e gjatë,
S’dihej nëse ai merrte apo s’merrte frymë,
Por shpesh e tradhtonte një kollë e thatë.
Por dashuria nuk njeh as pengesa as ligje,
Heqje fishash, që me sekonda masin orën,
Telave të ngrirë nga dimri i egër i Dhjetorit,
Nga supet ju shkundte pa mëshirë dëborën.
/QendraPress/