Çaste poetike me poetin; Kujtim OSHAFI
Kur dilje ti……..
—————————
Lutesha në Zot, të vije ne ëndërr vetëm njëherë
Pa zë e fjalë, por ëmbël, me bukurinë tuaj
Tani thërret nga larg, i dashur eja më merr
Nuk di as vetë, jam në gjumë, apo zgjuar?
Edhe stuhitë, vrullin tënd nuk e kishin
Ylberit i shtoje ngjyrat, mos kishte aq pak
Kur dilje ti, sikur njëmijë ylber dilnin
Po dhe aq të shtoheshin, më shumë do ndrisje prapë.
Të panë aq të bukur, e u grindën mes tyre poetët
Skulptorët e habitur, ngelën me dalta në duar
Kush më parë, të vinte në veprat e tyre, u zunë si dreqër
Piktorët nga habia e madhe, akoma s’janë zgjuar.
Kujtim Oshafi -Edinburgh-Skoci
/www.QendraPress.com/