Çaste poetike me poetin;-Kujtim OSHAFI

Vendlindjes time…….
——————————-
Fole e shkretë fole pa zogj
Ku malli të mërr për cicërimë
Dikur zhurmë e hare plot
Tani ç’do gjë duket e ngrirë.
Si dikur nuk ka mē zhurma
Thirrje fēmijēsh nē mēhallē
Vajzat u bēnē gra e djemtē burra
Ikēn mērgimit çdo gjē e lanē.
Veç kēnga ngeli buzē mē buzē
Tē kēndohen ninulla e mos humbasē
Kur vijmē mērgimit e gjatē rrugē
Tē na kujtojnē rininē qē lamē pas.
Vendlindje që malli më ka marrë
Ai vënd që shtrihet bukur
Ku zvarranikët frikë kam pas
Atje që edhe luaja me një flutur.
Ohh Sa mall në fëmijëri
Të ngjitem në kodrina atje lart
Nën një hije që të rri
Nē Rrah nē Kullē edhe Kopaç
Kaq mall sa kam sjam i vetmi
Ka edhe të tjerë Blaca
Që malli i vendit shumë i treti
Eh mērgim kurrë mos të pafsha.
/QendraPress/