Çaste poetike me poetin;-Kumrie Avdyl SHALA

HESHTJA E NËNTORIT

———————–

Asgjë nuk është rastësi,

çdo gjë vjen nga vetë Zoti.

Me ty u takova në nëntor,

në një vjeshtë të heshtur,

ku duart u lidhën

në një grusht mirësie.

Shikimet përkuan detin,

pulëbardhat vallëzonin mbi ne,

dhe era na ledhatonte flokët.

Gjithçka ishte e bukur…

deri sa erdhi pranvera.

Nga ajo ditë,

lotët rrjedhin si lumë,

nga pendimi dhe mallkimi.

Pse u njohëm?

Ndarjet pa shkas janë të rënda,

aq sa kjo

ia humb kuptimin

çdo dashurie tjetër.

Ti rri krenar për fitoren tënde,

një betejë e nisur me hile.

Asnjë këqardhje

për lotin në faqen time,

për zemrën e thyer.

Nuk dua të të mallkoj…

vetëm të uroj

të kalosh nëpër rrugën time

/QendraPress/