Çaste poetike me poetin;-Leonard PIPA
Malli për ty vjeshton mbi vetull
—————————————-
Po asnjë grimë prej tij s’jam plakur,
Shiun e lotëve e var në pjergull,
Vështrimin derdh si ujët e pakur.
Ku je pas ëndrrës? Je bërë flutur?
Me krahë të bardhë shtegtimi,
Unë jam këtu…si bukë e ndukur,
Si lumë më mbyti mallëngjimi…
Më dridhet buza për një fjalë,
Veç në ma thënç të bëhem lis,
Ky zjarr i çmendur më ka halë,
Copat e zemrës s’di ti ngjis!…
Por veç një çast fryu një erë,
Dera u hap me duf duhi,
Askund s’më shkoi mëndje e mjerë,
Shpirti ma deshi… të ishe ti.
/www.QendraPress.com/