Çaste poetike me poetin;-Llesh GJOKA

ASGJË S’ËSHTË MË MIRË
————————————-
Ti zgjohesh dhe pret mirëseardhjen e një dite.
Pastaj ndjek rutinën, pirjen e kafes me një mik.
Ti e kupton se të duhet një zemër e dlirë.
Asgjë s’është më mirë…
Ti largohesh i bindur nga gurguleja e mëhallës.
Heq gozhdët në kryqin ku të kryqëzuan thashethemet.
Merr në dorë situatën, mjaft bëre sehir.
Asgjë s’është më mirë…
Ti qëndron larg botës së mashtrimeve.
Nuk epesh nga shtypja dhe nga nënshtrimi.
Iluzionet i mund me shpirtin e lirë.
Asgjë s’është më mirë…
Ti ecën pa u tundur mbi traun e ekuilibrit të jetës.
Nuk bie dot poshtë vetes dhe të tjerëve.
Gjithçka e bën me puls dhe dëshirë.
Asgjë s’ēshtë më mirë..
/QendraPress/