Çaste poetike me poetin;-Luan MEMA

Midis liqenit dhe tokës
—————————–
Tërë natën fjeta me ty,
pranë liqenit, në troje shqipfolëse.
E fortë dhe e ëmbël,
midis gjumit,
midis zjarrit dhe ujit.
Me ty fjeta,
dhe në zgjim
goja jote më la në buzë
shijen e tokës së lagur,
valzen e ujit,
një errësirë algash
nga fundi yt.
Puthja jote,
e zgjuar bashkë me dritën,
erdhi tek unë
si frymë liqeni,
që na mban të rrethuar.
/QendraPress/