Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

TË PRITA MË KOT NËN SHI
———————————
Të prita më kot nën shi,
Ulur stolit gjysmë-braktisur,
Qielli dendur gjysmë-gri,
Ikjesh malli gjysmê-grisur…
Udha mbytur në përrenj,
Hapat mekur pre mërzie,
Piklat qarë pran i ndjenjë,
Lot i kripur heshtjes bie…
Supet ngrirë në harresë,
Territ…sytë gjys-pulitur,
Dita ngrysur plot finesë,
Vala pellgut lot parpritur…
Të prita më kot nën shi,
Ulur stolit gjysmë-lagur,
Qielli dendur gjysmë-gri,
Hija pranë gjysmë e plakur…
/QendraPress/