Çaste poetike me poetin:-Luan SHESHI

VOZITJE NË SHKRETËTIRË
————————————
Vozitje në shkretëtirë,
mirashe të djersitura,
çark dunash në dëlirë,
vesimesh të papritura…
Shëmbëllime të etura,
tej-mbledhura oazesh,
fjollnanja të patretura,
rreng-kyçura kafazesh…
Mjegullat ngazëllyera,
dendura pafundësisht,
shtërgata tê mërguara,
brenë muzgje të brishtë…
Vozitje në shkretëtirë,
shtëllunga të trazuara,
çark dunash në dëlirë,
vorbullash zemëruara…
/QendraPress