Çaste poetike me poetin:-Lulzim HAJDARI

A s’ka lind ai lloj Djali?!…

——————————–

Ah moj Shqipëri o moj Zanë mali

Si s’të lindi ai lloj Djali,

Që të mendoj për kët’ Vatan

Në dorë të hienave mos me t’lanë.

Si s’bashkohemi anembanë

T’marrim Prishtinën, Shkupin e drejt n’Tiran,

Me Ulqinin, Çamërinë pas mos me lanë

E një “SOFËR” kombëtare me bë të tanë.

Me i thanë botës tani a bollë

Tash a k’put dhe Pe i hollë,

O sot o kurrë me na dëgjua

Çdo Shqiptarë me u ndërgjegjësua.

Se Tirana, Trojeve u ka shumë borxhe

Mos me nejtë kot’ ndërr oborre,

Me bërë politik Gjithëkombëtare

Me plotësu ëndrrat Shqiptare.

A s’ka lind ai lloj Djali

Që mos ta quaj veten Politikan,

Veç t’punoj për kët’ vatan

T’bashkoj copat anembanë,

T’rehatohen t’Parët tanë

T’bëhemi si dikur, Gadishull Ilirjan!…

L.H

/www.QendraPress.com/