Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Vajza që trazoi jetën time!
————————————–
Të dëgjova gjatë, mendueshëm, e s’filitur
Moj e mira ime, lulja me e çiltër,
Do ta shkrij m’the akullin, që zemrën t’ka ngrirë
Do ta risjellë rrezen, të ëmblën dashuri.
Besimi m’kishte humbur, vetmia me kish rr’zue
E ylberi s’po dilte, për ngjyrat përmallue,
Sythat sot riçelën, jeta më luloj
Erdhe si yll mëngjesi dhe muzë e pashuar.
/QendraPress/