Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Sytë e t’u!
———————–
Sytë e t’u
Gaca prushi tẽ drurit tẽ bungës,
Që s’shuhen lehtë
M’përvëlonin furishëm kur m’shikonin,
Dhe n’mes Imagjinatash, m’zjarrmonin.
Kotesha ëndërrash duke ti puthur
Me buzët e mia të thara,
Të etura për pak dashuri
E tu’at duke më djegur,
shkrumbuar, duke më kthyer në hi,
Duke shuar zjarrin e grumbulluar ndër vite,
E mallin që vlonte në gji!…
/QendraPress.com/