Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Kur ramë në dashuri.
————————————
Më degjo dhe pak e Dashur,
s’jam tregëtarë as orator,
rrugëve jeta më ka përplasur,
të dy bashkë do vëmë kurorë.
Në asnjë vend si ty nuk gjeta,
çdo mëngjes ,jemi takuar
unë mbas teje gjithnjé mbeta,
sa herë netëve, më le zgjuar.
Në një rrugë të dy udhëtuam,
ngjitur bashkë ,me njëri tjetrin,
me supet ndeshur, biseduam,
zili na kishin dhe më të vjetrit.
Si harroj kurrë, takimet tona ,
buzëqeshjet ,viteve të rinisë,
sa herë mbrëmjeve ,te vona,
i thurnim vargje ,dashurisë.
Trandafil, ish kokë e këmbë,
nuk ja prishà kurrë ,qetësinë,
si kristali i kishë dhëmbët,
në sytë e tu shoh kaltërsinë.
S’ka ç’të duhet pasuria,
që se kërkova asnjëherë,
se mbi toke vlenë dashuria,
eshte familja vlerë mbi vlerë.
Nuk kërkova asgjë në botë,
vetëm unë të jem pranë teje,
porsi dritë, në horizont,
si ylberi ,përkrah meje
/QendraPress/