Çaste poetike me poetin;- Mark GJETJA

Kur deshta një grua.
————————————
Né jeten time dashurova një grua,
për bukuri numërohej me gishta,
shpirti i pastër i derdhej si krua,
me buzé té njoma ,dhe té brishta.
Si puhizë deti ,me erdhi ngadalë,
pa hile e doja me yje e qëndisa,
si dielli kur lind ,mbi male né beharé,
ëndrrat e sajé ,kurrë si braktisa.
Thellé né zemër ,mé hyri si drita,
me fjalé té ëmbla ,dhe té sinqerta,
na zinte nata,na zbardhte dita,
aromë e sajë, si lulet e freskëta.
Ish e bukur si ngjyra vjeshte,
nga larg mé shfaqej porsi ylberi,
kur afrohej ,mé buzëqeshte,
i dridhej buza,i dridhej zëri.
Si vala sillej rreth trupit tim,
herë më lëshonte e heré me rrëmbente,
sytë e sajë ,si qielli né agim,
kur ulej mbi rére, dhe bregu shkëlqente.
Né horizont dielli zhytej ngadalë,
dhe ajo më dallgët me përqafonte,
dhe unë në buzë me puthje pa fjalé,
deti mbulohej e drita vezullonte.
Me sytë e ndezur si një hyjni,
dhe nata erdhi si mjegullnaje,
njëri tjetrit si thamë dot lamtumirë,
mbi rërë të ngrohtë shtrihej trup i sajé.
/QendraPress/