Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Kurrë nuk ndalet dashuria.
——————————
Dashuria vjen papritur,
zemra jote, sa një mal,
si një yll i rrallë ke zbritur,
herë si dallgé e heré si valé.
Zoti fatet i ka ndaré,
dashuri që s’kishte fund,
prita bregut duke paré
sipër dallgëve të përkund.
Nxore kokën né dritare,
ngjyrë e buzëve trëndafil,
zbrite poshtë si një sorkadhe,
veshë fustan të hollë jeshil.
Zjarri im qé s’di të shuhej,
sepse ti ,se fike dot,
gjoksi ngrihej ,heré ulej,
kurrë su ngopa gjeré mé sot.
Mrekulli ish lidhja joné,
zgjati shumé né këtë rrugëtim
se bashku netëve deri vonë,
s’kish mé té bukur shpirti im.
Një dité ike mendjes ténde,
u bén mjegull syté e mi,
rrugës ti kur del né mbrëmje,
çelin lulet ,nji nga nji.
Se andej do vijé dhe unë,
mund té shihemi përsëri,
si dikur, néper katund,
ti ndezë yje né kaltërsi.
Erdhe si një fllad i lehtë,
dhe mé hidhesh përmbi duar,
si një trëndafil, me fleté,
mbeten zemrat përqafuar.
/QendraPress/