Çaste poetike me poetin;-Mimoza Panahori XHINDI

Ti, zgjedh me mençuri
———————————-
Sjellja është një udhëkryq
Ku shpirti vendos të flasë me dritë
Ose të heshtë në hije përgjithnji ..
Lumturia është një zgjedhje
Si një dritare që hapet
Drejt diellit të mëngjesit.
Optimizmi është një farë
Që nëse e ujisim,
rritet në shpresë të gjelbër.
Mirësia është dorë e shtrirë
Dhurata më e pastër
që nuk kushton asgjë tek cdo individ
Dhënia është zemër që frymon
Një burim që nuk thahet kurrë.
Respekti është rruga e artë
Ku na mbën më njerëzorë,
në çdo hap të jetës.
Çfarëdo që të zgjedhim
Ato zgjedhje na bëjnë neve NJERI
Ndaj, le të zgjedhim me mençuri
Siç zgjedh dielli,të lindë çdo ditë,
/QendraPress/