Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

DHUNA NDAJ FËMIJËVE
—————————–
Shumë fëmijë
shpesh mashtrohen
dhe nga psikopatët
çdoherë dhunohen.
Dhunon baba bijën,
dhunon vëllau motrën,
mos i duro, o Zot
u fikt ajo votër!
Fëmijët e pafajshëm,
sa shumë maltretohen
nga njerëzit shpirtzi
me epshe shtazore.
Deri kur kështu
fëmijët t’i lëndojmë
dhe në rininë e tyre
ata të lëngojnë.
Veprimin e tyre
as shtaza s’e bën,
ata kënaqen
dhe u duket me vend.
Shumë fëmijë maltretohen
si të jenë kukull
dhe atij psikopati
gjithçka i duket bukur.
Ata duhet dënuar
se janë kriminelë
dhe nga burgu
asnjë mos të del.
Juve turpi
ju ka mbuluar pa pra,
fëmijët e vegjël
po i bëni gra.
/QendraPress/