Çaste poetike me poetin;-Myrtez ASLLANI

T’I LËMË INATET

——————————

Këto vargje po i shkruaj për secilin njeri

 t’i lëmë inatet të punojmë me drejtësi.

Unë të dua dhe të çmoj ti me mua mban inat,

kështu nuk shkon jeta paskemi qenë pa fat.

Pse urren njerëzit që punojnë me nder,

 ti urren dhe inatosesh gati për çdo herë?

Kështu humb miq e shokë dhe mbetesh

në vetmi pastaj sillesh kot kudo

ty s’të çmon asnjë njeri.

T’i lëmë inatet njëri-tjetrin ta çmojmë,

se me inate s’kalohet jeta

ne si njerëz të jetojmë.

Ti, o njeri fatkeq me intriga që jeton,

ruaju pak nga e keqja se Zoti të dënon!

/QendraPress/