Çaste poetike me poetin;-Namik SELMANI
Rrugëtimi parajsor i Nënë Nijes
——————————-
Shkoi Nëna
Në një muzg dite që fsheh ninulla, këshilla,
Me shpresën se do të jetë më i bukur agimi.
Nga duart e saj
Dhe atje mes luleve heshtojnë rrufetë te Lugina
E në ditëmungesën e saj
Çelin e riçelin petale zambaku e trëndafili.
4.
Shkoi Nëna
Ajo, pëllëmborja
që ëndërronte jetë nën muzgjet në Gjakovë
E qëndistarja e yjeve që bashkoi ëndrrën tonë
Ajo
Kapitenia që s’u ankua për dhimbje
Tani
Cingërima e telefonit hesht
Rrugë pa hapat e saj
na duket më e shkretë, më e ftohtë
Në të bashkojmë ditëndarje e ditëlindje.
Shkoi Nënë Nija
E ne mbetëm këtu sylotuar e duardridhur.
Me sytë e lutshëm kah qielli.
Oh, na jep këshillën tënde fjalëndritur
Të mos jemi të kallur a si zezona!
Po nesër????
Ç’do të bëjmë pa kuvendin më fjalët margaritarë?
Ah,
do të dërgojmë një hënë kujtimesh mbi varr.
Gjakova do të ketë një dritë më pak
Kurbeti do të ketë një prag që pret një hap.
Tani nënë Nija
po thur të tjera tantela në Portat e Parajsës
Në pragje
ka mbetur dora e zgjatur e rrudhur, e malluar.
Fjalëëmbla
na rizgjohet në Çarshi pranë vatrës.
Na la
pas një shpirt të madh, të trëndafiluar.
Dhe Gjakova
zvogëlohet para asaj madhështie
Bëhet si filxhani i gjerbuar në kohën e ndarjes.
Shkoi nënë Nija
në horizonte ku ka aromë shenjtërie.
Për të na bërë
kalorës me kujtimin e saj drejt të ardhmes.
Boston, 5 janar 2025
/www.QendraPress.com/