Çaste poetike me poetin:- Nexhbedin BASHA

MOS VONO TI LULE
PRILLI…
—————————–
Sapo vonohet kjo pranverë,
Blirët u qullën nën borën flokë-flokë,
Me një çadër të vjetër të prita atëherë,
Nën hijen e gjetheve të pemëve në qytetin alpin si tekanjoz.
Ti ikje rrugës së Zallit lojcake…
Dhe flokët tundje në erë si mesazh,
Dashuria jonë nuk ishte endacake,
Por, qelibar e ndër pranvera unë ndjek një mirazh.
Të ndjej si sytë e ballit që shohin larg,
Së bashku kemi ndarë një jetë e syrin ma shkel…
Jemi përplasur me dallgët në stuhi e vapë,
Si dy miq kuvendojmë me retë.
Si plis me rrënjë do mbetesh ti pranverë,
Ende e ndjej erën e jodit në det,
Si gurskalitës do latohesh ti ëndër e murme,
Me vete kam marr aromën e luleve në bjeshkë,
/QendraPress/