Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

ZEMRA MË RREH ME PUTH

ATË SOKOLA

-Kushtuar Mehmet Pashë Dërrallës –

Ministrit të Parë të Luftës-

——————————–

Prej Prizërenit vjen haberi,

Pash’ Dërralla trim me nam,

Nga Stambolli si shqipe erdhi,

Plagë kishte shtetin amë.

Fjala n’kuvend i ndrinte burrit,

Flamurin mbante amanet,

N’istikam prej zjarrit të luftës,

Kurrë s’u tut për kombin e vet.

Nga Helepi e deri n’Bagdad

Luftoi Pashë me nder e gjak,

Erdhi n’atdhe me puth ata sokola,

Gradat hoqi doli në mal.

Pash’ Dërralla, legjendë e gjallë,

Nga istikami n’istikam,

Tetovari me pushkë si strall,

Ballë për ballë me krajl e shkja.

Strateg i kthjellët, politikan,

Fjala shpatë, zemra qelibar,

Në rrënjë gjak ilirian,

Me shpirt të lirë e legjendar.

Fluturoi në Vlorë si vetëtimë,

Puthi flamurin kuq e zi,

Si firmëtar dha besën e shpirtit,

Për pavarsi dhe Shqipëri.

Gjumi asaj kohe, ju trazua,

Bir i Pejës, trim i rrallë,

Si zog shtegtar e ndoqi malli,

Demonët ngritën pranga e valë.

Po lindi dielli i lirisë,

E në varg rri gjeneral…

Si Ministër i Parë i Luftës,

Krah Ismail Qemalit, ideal.

/QendraPress/