Çaste poetike me poetin:-Nexhbedin BASHA

U KTHEVA E TË PASH…!
——————————–
U ktheva e të pash…
Asgjë s’kish ndryshuar,
Ato parmakë, lule mbi banak,
Ato shishe vere mbi bodrum.
Më kish marrë malli për zhurmën,
Për diellin kur lind,
Për flladin e malit e rrezet pingul,
Si një i pafund.
I thellë të ndjej në shpirt,
U nisa për askund…
Por gjurmët e mia s’kishin ikur,
Në gur e shesh i vinte erë parfum.
Si një kujtim që s’shuhet,
Kthehem e hesht…
Më prisnin në heshtje,
Por zemra flet.
/QendraPress/