Çaste poetike me poetin:-Nexhmedin Basha

VEÇ NJË FJALË MË
SIMBON…!
——————————
Veç një fjalë më simbon,
Vjen si valë ik si ngjalë,
Lamtumirë nuk ta thom,
Se në s’trofull kam me ardh.
E ndjej, e prek të bukurën fjalë,
Me zemër dhe shpirt e dua,
Fjala lamtumirë si veshja me klasë …
Shpirtin m’rrënqeth e rrjedh si përrua.
Lamtumira është e hidhur,
Kur ndahesh me fitbek,
Nga një zënkë zemërkrisur,
Dhe të djeg porsi piperkë…
Lamtumira është e ëmbël,
Porsi qumshti me kajmak,
Dhemb më shpirt është e vëngër,
Je i lirë e s’ke merak…
/QendraPress/